Sht. Nën 23rd, 2024

Haradinaj i kërkon Ramës hekurudhën Kosovë – Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në vazhdën e takimeve në Kosovë, takoi edhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Takimi i Haradinajt dhe Ramës u mbajt me dyer të mbyllura.

Por pas takimit, Haradinaj thotë se kërkoi nga kryeministri shqiptar hekurudhën Kosovë-Shqipëri.

“Me Kryeministrin Edi Rama diskutuam çështjen e finalizimit të hekurudhës Prishtinë – Durrës si projekt i domosdoshëm, që lehtëson qarkullimin dhe lidh edhe më tepër vendet tona, i rëndësishëm për forcimin e sigurisë në rajon dhe integrimin në NATO”, ka thënë Haradinaj.

Në këtë takim është biseduar edhe për situatën në veri të Kosovës.

“Po ashtu, diskutuam për gjendjen e sigurisë në Kosovë me theks të veçantë në veriun e vendit. Bashkëpunimi vëllazëror ndërmjet dy vendeve tona është jetik për zhvillimin e gjithmbarshëm. Qeveritë në Prishtinë dhe Tiranë duhet të bëjnë të pamundurën që të heqin të gjitha barrierat që vështirësojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat e posaçërisht në atë ekonomike”, ka përfunduar Haradinaj.

***

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është takuar edhe me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj.

Mediet janë lejuar të marrin pamje në fillim të takimit.

Rama po qëndron sot për vizitë zyrtare në Kosovë, ku gjatë ditës ka zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Po ashtu ka takuar kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi, kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku, kryetarin e AKR-së Behgjet Pacolli dhe kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *