Die. Nën 24th, 2024

Marrëveshja për targat/ Qeveria thotë se nuk ka pjesë të papublikuara të kësaj marrëveshje

“Kërkojmë nga qeveria e Kosovës që menjëherë ta publikojë tekstin integral të marrëveshjes për targat”, ky ishte reagimi i parë i ish kryeministrit Haradinaj pas arritjes së marrëveshjes për targat të enjten e kaluar në Bruksel.

Në këtë frymë ishte edhe deklarata e kreu të Nismës, Fatmir Limaj, dhe disa zyrtarëve të opozitës të cilët i bënë thirrje Qeverisë që ta publikoj të plotë marrëveshjen e fundit të arritur në Bruksel mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë.

Por, në Qeverinë e Kosovës thotë se më të arritur marrrëveshja, ajo është publikuar e plotë në media dhe se nuk ka pjesë të papubulikuara.

“Dokumenti i marrëveshjes është publikuar i plotë menjëherë pasi që është dakorduar për të. Nuk ka pjesë tjera të papublikuara”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu për “Indeksonline”.

Në anën tjetër, Emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kishte publikuar një dokument me tre pika ku thuhej se palët janë dakorduar në këto çështje.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *