Sht. Nën 23rd, 2024

Këshilli i Ambasadorëve thirrje BE-së: Hapni negociatat dhe liberalizoni vizat me Kosovën

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mirëpret Samitin Brdo BE-Ballkani Perëndimor dhe deklaratën përmbyllëse të tij. “KASH” u bën thirrje qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor për një qasje më aktive në zbatimin e reformave të besueshme.

“Mbështetja e qartë e BE -së për perspektivën evropiane të rajonit të BP -së, si një interes dhe zgjedhje e përbashkët strategjike, mbetet një shtyllë solide e marrëdhënieve kontraktuale të krijuara që nga Samiti i Götteborgut 2001.

Ndërsa KASH inkurajon angazhimin e mëtejshëm të ndërsjellë për zgjerimin e BE -së, kujton se komunikimi dhe mbajtja e premtimeve janë kyç për këtë proces.

BE është bërë qartësisht partneri më i afërt i rajonit, investitori dhe donatori kryesor, në përputhje me qasjen natyrale dhe strategjike të të ardhmes së Kontinentit.

KASH përshëndet përforcimin e mëtejshëm të kësaj qasjeje me Planin ambicioz të Investimeve Ekonomike dhe Agjendën e re të Inovacionit për Ballkanin Perëndimor, duke trajtuar sfidat aktuale të vendeve dhe popujve tanë, siç janë depresioni ekonomik dhe migrimi.

KASH u bën thirrje qeverive të vendeve të BP-së për një qasje më aktive në zbatimin e reformave të besueshme, veçanërisht në funksion të përmbushjes së angazhimit të tyre që premton për vlerat dhe parimet evropiane.

Duke përshëndetur vendimin për organizimin e Samiteve të rregullta BE-Ballkanin Perëndimor, KASH u bën thirrje shteteve anëtare të BE-së për hapjen e shpejtë të negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe heqjen regjimit të vizave me Kosovën, si kundër ka ndodhur me të gjitha vendet e tjera të rajonit” mbyllet deklarata.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *