Sht. Nën 23rd, 2024

Rama këmbëngul për “Open Balkan”, flet për hekurudhën Durrës-Prishtinë

Kryeministri Edi Rama tha në Tiranë se është shumë e qartë që nisma “Open Balkan” është frymëzuar nga Procesi i Berlinit.

Në edicionin e 7-të të Forumit të Ndërlidhjes Infrastrukturore me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Europës ai foli edhe për tri hekurudha që Shqipëria synon t’i ndërtojë për të lidhur Kosovën, Malin e Zi dhe me Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, ka qenë një proces i gjatë me BERZH-in, për arsye që nuk kanë qenë të lehta për t’u kuptuar dhe shtoi se “nuk po e vendos në tabelën e përparësive, por këto të trija janë përparësi”:

“Aktualisht na duhet që ta lidhim Durrësin me Malin e Zi në kuptimin hekurudhor, pasi nuk ka kuptim. Në të kundët Lidhja e Durrësit me Hanin e Hotit dhe me Malin e Zi, do të nxisë tregtinë.

Ne presim me padurim që të punojmë për hekurudhën tjetër Durrës-Prishtinë dhe më pas të lidhemi me Nishin, që e sjell investimin në një rrjet më të gjerë rajonal”

“Kuptimplotë për rajonin” ishte fjalia që përdori kryeministri për një tjetër segment.

“Durrës-Maqedoni e Veriut do të jetë më rëndësi paralelisht me punën që kemi nisur për Portin e Ri të Durrësit, që do të jetë më dinjitoz nga pikëpamja mjedisore. Sigurisht urojmë që të mund të shoqërojmë projektin e hekurudhës Durrës-Maqedoni e Veriut dhe me projekte të infrastrukturës, por do të dhe të kalojmë disa pengesa në situatën aktuale”.

Ai këmbënguli siç tha, se përmes Ballkanit të Hapur do të ketë një mekanizëm shtesë për të nxitur kapacitet e vendeve të rajonit për të bërë më shumë në këtë drejtim.

Zoti Rama e përqendroi pikëmbështetjen për “Open Balkan” tek energjetika dhe shtoi se rruga e duhur, drejt së cilës duhet shkuar është Ballkani pa barriera.

Kryeministri vërejti se kriza energjike po godet të gjithë Europën , veçanërisht vendet që varen nga burimet e gazit me prejardhje sasiore deri në 95 për qind përmes destinacioneve të tjera.

“Harta e ndërlidhjes është e qartë, është hartuar qysh prej disa kohësh tashmë financimi dhe proceset operative për zbatimin e asaj për të cilën është rënë dakord për këtë hartë është sfida, është një sfidë e madhe”-tha ai.

Për zotin Rama, Ballkani i Hapur është si nismë vetëm njësia e zbatimit të Procesit të Berlinit, ndërkohë që theksoi se rajoni u la në harresë në rastin e vaksinave kundër Koronavirusit.

Kryeministri këmbënguli siç tha, se përmes Ballkanit të Hapur do të ketë një mekanizëm shtesë për të nxitur saktësisht kapacitet që kanë vendet e rajonit për të bërë më shumë.

“Ka diskutime mjaft konfuze për Procesin e Berlinit, për Ballkanin e Hapur. Për mua është shumë e qartë: Ballkani i Hapur është frymëzuar nga Procesi i Berlinit, instrument për të zbatuar parimet dhe objektivat e vetë Procesit të Berlinit. Procesi Berlinit i vetëm ka një problem: që, autorësia është jashtë Ballkanit”-tha kryeministri.

Sipas zotit Rama investimet në ndërlidhje, kombinuar me përpjekjet e përbashkëta për ta bërë rajonin pa barriera jotarifore, është gjëja e duhur për të ecur përpara.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *