Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka thënë se Serbia me ndihmën e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po shton presionin ndaj Kosovës për të vazhduar me Asociacionin e Komunave Serbe.
Sipas tij, Kosova duhet të jetë e fortë dhe të zbatojë vetëm Asociacionin e ndryshuar nga Gjykata Kushtetuese.
“Kjo është gjëja e duhur për të bërë në vendin ku sundimi i ligjit ka përparësi.
Kjo duhet theksuar ndaj të gjitha vendeve mike”, ka shkruar ai në Facebook.