Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se asnjë person nuk ka ndërruar jetë nga infektimi me Covid19 në 24 orët e fundit.
Ndërkaq, janë bërë 1.467 testime dhe 20 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.
Kurse, numri i të shëruarave arrin në 156.756, vetëm në 24 orët e fundit janë shëruar 158 qytetarë.
Njoftimi i plotë:
15 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.411 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.489.678 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 659.593 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 1.467 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
ℹ Sot janë shëruar 158 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.756. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 786.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB