Sht. Nën 23rd, 2024

Shkoi në balotazh me Mimoza Kusari-Lilën, Ardian Gjini ka disa fjalë

Ardian Gjini ka disa fjalë pas rezultatit zgjedhor në Gjakovë

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, i cili kandidoi edhe për një mandat, i është drejtuar qytetarëve me një postim në Facebook, pas rezultatit të djeshëm zgjedhor me ç’rast shkoi në balotazh me Mimoza Kusari-Lilën nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas Gjinit, dje u dëshmua pjekuria politike, por edhe kultura e lartë e qytetarëve.

Tutje, ai shprehet se vlerësimi dhe mbështetja e marrë nga qytetarët, janë motivim dhe inkurajim për të ecur tutje.

Postimi i plotë

Faleminderit Gjakovë!

Të dashur bashkëqytetarë,

Rezultati preliminar i KQZ-së na nxjerr bindshëm fitues të zgjedhjeve të 17 tetorit. Si në garën për kryetar, ashtu edhe në atë për asamble. Vlerësimi dhe mbështetja e marrë nga ju, janë motivim dhe inkurajim që ne të vazhdojmë të angazhohemi edhe më shumë, me nder e përkushtim, për vendlindjen tonë.

Dje, u dëshmua pjekuria politike, por edhe kultura e lartë e qytetarëve tanë.

Faleminderit për pjesëmarrje në zgjedhje secilit prej jush!

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *