***S’ka kuorum për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.***Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se do t’ua kërkojë edhe një herë votën deputetëve për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.*** Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar ftesën e ShBA-ve për liderët e Kosovës dhe Serbisë për t’u takuar në shtëpinë e bardhë më dy shtator.Limaj thotë se takimi i 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë është dëshmia më e mirë e përkushtimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.*** Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit Avdullah Hoti, të ketë qasje serioze në menaxhim dhe format të temave dhe takimit në Washington.*** Kryetari i Lidhjes Demokratike ka mirëpritur takimin në Washington, që pritet të ndodh më 2 shtator.***Ligji për Luftimin e Pandemisë Covid-19 që u votua nga Kuvendi i Kosovës parasheh dënime nga 35 euro deri në 500 euro.Për mos vënie të maskës dhe mos mbajtje të distancës dënimi do të jetë 35 euro.Për mosrespektim të ndalim qarkullimit 200 euro. Ndërsa për mosrespektim të vetëizolimit 500 euro.*** Komanda Rajonale Lindje e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO kreu një patrullim të përbashkët me Policinë e Kosovës në Komunën e Kamenicës. ***Tetë persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit kanë rezultuar 142 raste pozitive nga testimi i 466 mostrave. Gjithashtu janë shëruar 201 pacientë.***moti: të shtunen parashikohet mot pjeserisht me diell dhe me mundesi te reshurave te shiut dhe me shkarkime rrufesh ,temperaturat do të lëvizin nga 16c deri 27c.***covid-19 në Kosovë: total raste 11130. Të Shëruar: 6817, ***www.rtvarberia.com***