Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Batllavë të Podujevës.
Lidhur me rastin ka folur një grua e cila ka qenë dëshmitare e rastit.
Ajo tha se i dyshuari i kishte thënë asaj se e kishte vrarë viktimën sepse e kishte kërkuar që moti.
“I thashë: Çka ka ndodhur. Më tha: E vrava. E pyeta: Pse? më tha se moti e ka kërkuar”.
Dëshmitarja thotë se nuk e kishte parë viktimën por vetëm autorin i cili me armë në dorë ecte drejt automjetit të tij.
“Jo, nuk e kam parë atë personin me biçikletë por vetëm autorin e vrasjes. Ai me armë në dorë shkonte në drejtim të automjetit”, tha ajo.
Gruaja tregon se si kishte dëgjuar krismën e armës.
“Jam zgjuar në mëngjes. E kam bërë gati kafen, jam ulur ta pijë dhe e kam dëgjuar një krismë. E kam hapur dritaren dhe jam dal, e kam parë matanë urës një biçikletë që është rrëzuar. Prita që po del personi i cili ka qenë me atë biçikletë, por doli ai i cili e ka vrarë”, u shpreh tutje.