Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me ish-ministrat e mbrojtjes, Rrustem Berisha, Anton Quni e gjeneral Fadil Hadërgjonaj kanë bërë homazhenë në Koshare.
Mehaj tha se menjëherë pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, natyrshëm rruga i çoi për në Koshare.
“Sot, menjëherë pas kthimit nga SHBA, së bashku me ish-ministrat e mbrojtjes, z.Rrustem Berisha dhe z. Anton Quni, si dhe gjeneral Fadil Hadërgjonaj, rruga natyrshëm na dërgoi në Kosharen Legjendare, ku në Kompleksin Memorial të Betejës së Lavdishme të Koshares, bëmë homazhe në nderim të 113 Heronjëve të Kombit e Atdheut”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Faceboo.
Tutje, Mehaj tha se lufta dhe sakrifica e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjithë popullit, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbeten përjetësisht binomi i lirisë së vendit.
“Lavdi e përjetshme heronjëve të Brigadës së Famshme ” Agim Ramadani” dhe gjithë të rënëve për Lirinë e Atdheut”, ka shkruar Mehaj.