Një person ka vdekur si pasojë e infektimit me Koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 13 raste të reja, ndërsa 20 persona janë shëruar, përcjell Bota sot.
Njoftimi i MSH:
31 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 2.138 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.346.
Në total numri i rasteve aktive është 439.
Të dhënat e detajuara mund t’i gjeni KËTU.