Sht. Nën 23rd, 2024

Presidentja Osmani priti në takim presidentin e NDI-së, Derek Mitchell

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot priti në takim presidentin e NDI-së, z. Derek Mitchell, i shoqëruar nga z. Robert Benjamin, drejtor i NDI-së për Evropën Qendrore dhe Lindore dhe ambasadoren Nancy Soderberg, drejtore e zyrës së NDI-së në Kosovë.

Përveç diskutimeve për rolin dhe punën e NDI-së në Kosovë dhe mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen, Presidentja Osmani vlerësoi lartë angazhimin e NDI-së në Kosovë në mbështetjen e proceseve demokratike në vend.

Presidentja Osmani theksoi se puna profesionale e NDI-së ka rezultuar në fitimin e besimit të institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve po ashtu.

Palët diskutuan për modalitetet e bashkëpunimit të mëtejmë, duke u angazhuar për vazhdim të bashkëpunimit dhe identifikim të fushave të reja për fuqizim të demokracisë në vend.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *