***Ambasada e Britanisë në Kosovë ka shprehur zhgënjimin e saj për dështimin e Kuvendit që të emërojë Komisarin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi.Ambasada shton se nuk do të mbështesë procesin e radhës të rekrutimit.***Nëntë persona kanë vdekur në Kosovë në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe 129 raste të reja me koronavirus..Po ashtu janë shëruar 152 pacientë*** Shërbimi Korrektues i Kosovës, përmes një komunikate për media bën të ditur se te henen rreth orës 16:00, në Qendrën e Emergjencës së SHSKUK-së, ka ndërruar jetë i paraburgosuri me inicialet B. Ç, viti i lindjes 1958..***Serbia ndan 102.000 euro për hapjen e laboratorit për testime PCR në Mitrovicë të Veriut.***Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ( MPMS) njofton të gjithë familjet dhe qytetarët, se nga data 17 gusht 2020, në të gjitha Qendrat për Punë Sociale pranë Komunave të Republikës së Kosovës, ka filluar procesi njoftues dhe ankimor lidhur me vendimin për asistencën mujore, sipas Masës Nr.15 të Pakos Emergjente Fiskale..Komuna e Mitrovicës ka vendosur emrin e vogëlushes së ndjerë Elizabeta Hasani në pllakën përkujtimore kushtuar masakrës së tregut, bën të ditur përmes një njoftimi në Facebook kjo komunë.***moti: të marten parashikohet mot pjeserisht me diell, temperaturat do të lëvizin nga 15c deri 28c.***covid-19 në Kosovë: total raste 11545.Të Shëruar: 7343, ***www.rtvarberia.com***