Disa persona kanë shtënë me armë drejt një kombi të një kompanie që transportonte para, duke tentuar që të grabisin paratë.
Rasti ka ndodhur në fshatin Parallovë, në magjistralen Prishtinë-Gjilan.
Rastin e kanë konfirmuar Policia e Kosovës.
Ndërsa, janë publikuar pamjet e grabitjes me armë të furgonit në magjistralen Gjilan-Prishtinë.
Ende nuk dihet nëse të dyshuarit ia kanë arritur qëllimit.
Policia e Kosovës dhe njësitet relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.