Sht. Nën 23rd, 2024

Sveçla: I bëj ultimatum vrasësit që të dorëzohet

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaron se i bën ultimatum vrasësit të sulmit të mbrëmshëm në Gllogjan të Deçanit ku mbetën të vrarë tre persona që të dorëzohet.

“Unë nuk po i bëj ftesë por them që i bëj ultimatum vrasësit që të dorëzohet për shkak se për çdo ditë ai lëndon të tjerët dhe e dimë shumë mirë që kushdo që ndihmon vrasësit implikohet në vepër të rëndë penale dhe nuk bëhet fjalë për çfarëdo solidariteti me vrasësin e dy nxënësve dhe shoferit të autobusit. Prandaj sa më parë që dorëzohet aq më mirë edhe për rrethin e tij por aq më mirë edhe për qytetarët e gjithë Kosovës”.

Tutje Sveçla në një konferencë të jashtëzakonshme për media nga Deçani u bëri sërish thirrje qytetarëve që kushdo që ka çfarëdo informacioni lidhur me zbardhjen e rastit të lajmërohet në Policinë e Kosovës dhe në Prokurori, njofton Klankosova.tv.

“Mbrëmë Gllogjani, Deçani dhe e gjithë Kosovë është tronditur rëndë nga sulmi makabër ndaj autobusit që transportonte nxënësit tanë nga Gjakova për në Deçan, si pasojë e këtij sulmi na u vranë dy nxënës Gentiana Mustafaj e Ledion Hamzaj dhe shoferi i autobusit Gani Gjokaj”.

“U bëj ftesë të gjithë qytetarëve të Kosovës që për çfarëdo informacioni që mund të na ndihmojë në zbardhjen e këtij rasti t’i drejtohen Policisë së Kosovës, Prokurorisë në mënyrë që rasti të zgjidhet sa më parë. Mund të deklaroj lirshëm që tani kemi informacione të ndryshme të ardhura në rrugë të ndryshme të cilat Policia e Kosovës nën direktivat e Prokurorisë është duke i trajtuar një për një. Janë duke u trajtuar disa pista për të cilat të gjitha kapacitetet e policisë janë i hetuar”, tha Sveçla.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *