Sht. Nën 23rd, 2024

Kryetari i Bujanocit vendos flamurin kuq e zi në objektin e komunës

Me rastin e Ditës së Flamurit, festës kombëtare të Shqipërisë, flamujt kuq e zi Shqipërisë janë ekspozuar të dielën në mëngjes në objektin e Komunës dhe Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Bujanoc.

Flamuri shqiptar është vendosur nga kryetari Nagip Arifi në ballkonin mbi hyrjen e administratës komunale, raporton bujanovacke.co.rs.

Këtë akt e përshëndetën me duartrokitje këshilltarët e shumicës shqiptare në Kuvend, transmeton Indeksonline.

Përveç flamurit të Shqipërisë, aty janë edhe flamuri serb dhe ai i Bashkimit Evropian.

Festimi i 28 Nëntorit ka vijuar me një akademi ceremoniale në Shtëpinë e Kulturës.

Deputeti i Bujanocit, Shaip Kamberi tha në Parlamentin serb në fillim të kësaj jave se shqiptarët kurrë nuk do të heqin dorë nga simbolet dhe identitetet e tyre kombëtare.

Për shkelje të ligjit, policia serbe në disa raste në vitet e kaluara i ka ndjekur penalisht Ragmi Mustafën, zyrtarë dhe drejtorë të institucioneve publike, të cilët janë dënuar me gjobë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *