Mër. Nën 27th, 2024

Kurti dhe Mehmeti ende nuk e kanë emrin e vrasësit në Gllogjan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti edhe njëherë janë deklaruar për rastin në Gllogjan të Deçanit ku u vranë tre persona.

Kurti pas varrimit të dy nxënësve ka shkuar në Stacionin e Policisë në Deçan, ku është prononcuar për media bashkë me Mehmetin, raporton Indeksonline.

Kryeministri tha se informatat lidhur me vrasjen në Gllogjan të Deçanit janë duke u shtuar, por ende nuk ka ndonjë të dyshuar.

“Po rritet sasia e informacionit, por ende nuk e kemi zgjidhjen. Por nuk po mungon angazhimi, është shtuar numri i zyrtarëve që po merren me hetimin e hulumtimin, në mënyrë që të sillet para drejtësisë vrasësi apo vrasësja.

Momentalisht nuk kemi të dyshuarin, të pandehurin, porsa të kemi informacione për këtë, sigurisht se do t’iu njoftojmë. Po rritet sasia e informacionit që po marrim me hulumtimin e hetimin që po bëhet, edhe nga vendi i ngjarjes, e sidomos nga marrja në pyetje e dëshmitarëve. Por, nuk e kemi emrin ose emrat e përveçëm të vrasësit”, u shpreh Kurti.

Kurse Mehmeti theksoi se të gjithë hetuesit e krimeve të rënda janë angazhuar në këtë operacion policor e në marrje në pyetje të dëshmitarëve potencial e njerëzve që mund të jenë të lidhur në ndonjë rrethanë apo tjetër me viktimat ose me rastin.

“Kemi dy-tri pista, siç e potencuam edhe dje, që potencialisht mund të jenë motive të ndryshme. Kemi biseduar jo vetëm me Stacionin e Autobusëve, por edhe me njerëzit që kanë pasur kontakt me viktimat apo shoferin, dhe me gjithë personat potencialisht që kanë mundur të kenë kontakt apo informata lidhur me rastin”, bëri me dije Mehmet

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *