***Katër ditë kanë mbetur deri në përfundimin e kohës kur Gjykata Speciale duhet të marrë një vendim, lidhur me aktakuzat e para të pranuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në shkurt të këtij viti….***Mijëra euro ka paguar jashtëligjshëm Ministria e Jashtme për diplomatin të cilin nuk e kishte pajisur me policë të sigurimit shëndetësor dhe në emër të rinovimit të objektit ku banonte me qira.Konsullata e Kosovës në Frankfurt vitin e kaluar është detyruar të paguajë 32 mijë e 564 euro për shërbime spitalore për familjaren e zëvendëskonsullit Sadik Makolli.Këto fatura që i ishin drejtuar nga spitale të ndryshme Konsullatës, e cila udhëhiqet nga Fatmire Musliu, datojnë që nga viti 2017, raporton KOHA.***Pasoja për Kosovën kanë paralajmëruar ndërkombëtarët nëse çohet përpara kërkesa për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.Kërkesën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së për ndryshimin e mandatit të Speciales, Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë e ka vlerësuar të rrezikshme për punën e përbashkët BE-Kosovë në sundimin e ligjit..***Që nga shfaqja e pandemisë, mbi 1.200 punëtorë shëndetësorë janë infektuar me koronavirus.Vetëm gjatë këtyre 6 muajve, 485 mjekë brenda klinikave dhe spitaleve publike u infektuan me Covid-19, e 200 prej tyre mbesin raste aktive..***.Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se ka dekretuar Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, një javë pasi mori miratimin e Kuvendit të Kosovës.***Te enjten në Kosovë janë shënuar 158 raste të reja me koronavirus nga 471 mostra të marra.Janë raportuar gjithashtu 13 të vdekur. Është bërë e ditur se 245 persona janë shëruar. Këtë e ka bërë të ditur, Naser Ramadani, drejtor i IKSHPK-së në një konferencë për media nga Komuna e Prizrenit.***sport: Në ekipin e ri të Prishtinë një rezulton pozitiv me COVID-19.***moti: të premten parashikohet mot pjeserisht me diell , temperaturat do të lëvizin nga 12c deri 27c.***covid-19 në Kosovë: total raste 12006.Të Shëruar: 7929, ***www.rtvarberia.com***