Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e ka uruar Përparim Ramën, i cili u betua sot si kryetar i ri i Prishtinës.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj e përgëzoi edhe Ahmetin i cili ishte kryetar në dy mandate e për të cilin tha se e ka transformuar Prishtinën në një vend funksional e të pastër.
“Shpend Ahmeti e transformoi Prishtinën në një vend funksional, të pastër, plot jetë – thënë troç, e vendosi në hartën e qyteteve moderne. Bravo mik!
Sot e merr stafetën, miku ynë i përbashkët Përparim Rama për ta çuar akoma më tej punën e nisur! Suksese dhe të priftë e mbara”, ka shkruar Veliaj.