Sht. Nën 23rd, 2024

Kosova e gatshme ta ndihmojë Shqipërinë pas përmbytjeve

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se ka telefonuar ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, pas përmbytjeve në zonën e Fierit.

Mehaj ka pohuar se ministrit Peleshi i ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në këtë situatë.

“Në ditë të mira e ditë të vështira jemi bashkë me vëllezërit tanë në Shqipëri. Pas përmbytjeve në zonën e Fierit dhe zona të tjera të Shqipërisë, i kam telefonuar Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, të cilit i kam shprehur gatishmërinë tonë të plotë për mbështetje me aftësitë dhe kapacitetet tona të kërkim-shpëtimit për reagim, menaxhim dhe sanim të pasojave. Së bashku jemi më të fortë në secilën sfidë”, ka pohuar ai.

Ndryshe, Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë njofton se intensiteti i reshjeve është shtuar shumë 24 orët e fundit.

Shqetësuese është situata e krijuar për shkak të daljes nga shtrati të lumit Vjosa në urën e Mifolit. Kjo ka shkaktuar përmbytje në fshatin Novoselë dhe në fshatin Ferras.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *