media raportoi se një polic është goditur nga një veturë në fshatin Vragoli të Prishtinës.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Ai po ashtu konfirmoi që polici ishte në detyrë zyrtare dhe se i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
“Në ora 17:35, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, (në fshatin Vragoli), ka ndodhur një aksident trafiku ku një zyrtar policor (në detyrë zyrtare) është goditur nga një veturë në lëvizje. Zyrtari policor është dërguar për tretman mjeksor, kurse me drejtuesin e automjetit po vazhdohen procedurat lidhur me rastin (aksidentin)“, tha ai.
Burime të Indeksonline kanë treguar që polici po ruante në rrugë për përcjelljen e presidentit maqedon, Stevo Pendarovski, i cili ishte për vizitë në Kosovë.