Sht. Nën 23rd, 2024

Mblidhet Komiteti për situatën me COVID-19 ku mori pjesë edhe Kurti e Latifi

Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me COVID-19 është mbledhur për diskutim, ku mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Në këtë takim u vlerësua se situata epidemiologjike sa i përket COVID-19 në Kosovë është e qetë, por se kjo nuk guxon të shndërrohet në neglizhencë të masave në fuqi kundër COVID-19.

Kurti tha se zbatimi i masave kundër COVID-19 është çështje urgjente dhe se çfarëdo lirimi i masave është i lidhur me zbatimin e masave në fuqi.

Kryeministri tha se prania e variantit Omicron në shtete të ndryshme dhe mosrespektimi me përpikëri i masave në fuqi mund t’i përmbys të arriturat e deritanishme në luftën kundër COVID-19.

Ministri Rifat Latifi foli për rëndësinë e fuqizimit të vaksinimit kundër COVID-19, duke i bërë thirrje popullatës që të vaksinohen dhe ta kompletojnë këtë proces të rëndësishëm, në këtë kohë, kur varianti Omicron është regjistruar në disa shtete dhe përhapja e tij është mjaft e shpejtë

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *