Sht. Nën 23rd, 2024

Si zhvillohet procesi mësimor nëse në shkollë rriten rastet me Covid-19, flet Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci është deklaruar lidhur me fillimin e gjysmëvjetorit të dytë shkollor.

Ajo thotë se nëse në ndonjë prej shkollave ka rritje të rasteve pozitive me Covid-19, procesi mësimor do të vazhdohet sipas skenarëve, përfshirë mësimin nga distanca, apo me numër të kufizuar të nxënësve, varësisht se si përcaktohet nga Task Forcat në nivel komune,

Postimi i plotë:

Të dashur mësimdhënës, nxënës dhe të gjithë të punësuar në shkolla.

Shpresoj të keni kaluar festa e pushime të gëzuara, e të riktheheni në shkolla për të filluar gjysmëvjetorin e dytë me energji të reja, kurreshtje e pasion për të mësuar më shumë.

Në mënyrë që të kemi cilësi më të mirë, institucionet shkollore duhet të mbesin të hapura e mësimi të zhvillohet me prezencë fizike dhe kjo kërkon punë e përgjegjësi nga të gjithë ne.

Mësimi do të vazhdojë të zhvillohet sipas Udhëzuesit i cili parasheh 4 skenarë.

Nëse në ndonjë prej shkollave ka rritje të rasteve pozitive me Covid-19, procesi mësimor do të vazhdohet sipas skenarëve, përfshirë mësimin nga distanca, apo me numër të kufizuar të nxënësve, varësisht se si përcaktohet nga Task Forcat në nivel komune.

Video-mësimet do të transmetohen në televizionin publik (kanali RTK4), dhe mund të gjenden edhe në kanalin zyrtar të MAShTI.

Ju ftoj për kujdes të shtuar e respektim të masave mbrojtëse në mënyrë që ta ruajmë shëndetin publik e të kemi mbarëvajtje të procesit mësimor.

Nga zemra ju dëshiroj shumë suksese të gjithëve!

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *