Në rendin e varreve në Reçak, qëndron i hapur tash e më shumë se 20 vjet varri i Sahide Metushit. Për të moshuarën nga masakra e 15 janarit dhe më shumë se 40 banorëve të tjerë po kërkohet drejtësi. Në përvjetorin e kësaj masakre e cila bëri jehonë të madhe në botë, u tha se është data vendimtare për historinë e Kosovës.
Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe përfaqësues ndërkombëtarë kanë thënë se askush nuk mund të harrojë apo mohojë atë që ndodhi ne Reçak.
Përmes një video-mesazhi, ish-ambasadori William Walker u shpreh se çdo vit prej kur ka ndodhur ky krim është rritur rëndësia për masakrën në Reçak. Ai ka kujtuar ditën kur ndodhi ky krim dhe ditë më pas kur me mijëra banorë të fshatit morën pjesë na varrimin e mbi 40 të vrarëve.
Walker: Reçaku zë vend shumë të veçantë në zemrën time
“Reçaku zë një vend shumë të veçantë në zemrën time edhe në përvojën time, por e kuptoj plotësisht se te tjerët mund të pyesin pse Reçaku merr vëmendjen që merr kur vendet tjera që kishin fatin e ngjashëm nuk e kanë këtë vëmendje? Fillimisht në ceremoninë e 15 janarit morën pjesë kryesisht vetë fshatarët dhe fqinjët e tyre nga Shtime. Dhe unë e mbaj mirë ceremoninë e parë përkujtimore në të cilën shkova, dhe isha absolutisht mahnitur në një ditë mes dimrit, i ftohtë, i acartë, siç mund të jetë sot. Toka ishte e mbuluar me akull dhe ishte e rrëshqitshme dhe aty ishte një turmë prej 15 mijë njerëzve në ceremoninë e parë për t’i nderuar dhe për ta shprehur dhimbjen”, ka thënë ai.
Walker u shpreh se kjo masakër në fillim është kujtuar vetëm nga populli shqiptar, por që sipas tij tashmë e njëjta përkujtohet edhe nga ambasadorë. Ai nuk pati mundësi këtë vit të jetë në Reçak, por që sipas tij, çdo vit ka parë rimëkëmbjen e fshatit Reçak të Shtimes.
Walker: Jam i pikëlluar kur dëgjoj që në Kosovë po ndërpritet energjia elektrike
“Kur kthehem dhe shoh progresin që është bërë, progresin që është duke u bërë, gjërat që po ndodhin. Po, jam i pikëlluar kur dëgjoj për ndërprerjen e energjisë elektrike apo kur dëgjoj se Kosova nuk e ka plotësisht nën kontroll virusin, këto gjëra më pengojnë. Brengosem për këto. Mirëpo, kur e shoh progresin, jam i impresionuar nga ndikimi që Reçaku dhe ngjarjet e ngjashme kanë pasur në aspektin e zhvillimit të këtij shteti sovran në zemrën e Evropës”, tha ai.
Presidentja Vjosa Osmani tha se 23 vjet më parë, bota kuptoi përfundimisht nga pamjet për krimet që po ndodhnin nga serbët në Kosovë.
Osmani: E vërteta e Reçakut është më e fuqishme se çdo propagandë tjetër
“Civilëve duarthatë mëngjesin e ditës së kobshme iu shua jeta mizorisht nga forcat e regjimit gjenocidial të Sllobodan Millosheviq. Atë ditë Kodra e Bebushit ishte pasqyrim i krimit kundër njerëzimit, pasqyrim i krimit kundër shqiptarëve, qëllimit shfarosës dhe gjenocidal të regjimit të Sllobodan Millosheviqit… Tendencat për ta mohuar masakrën në Reçak janë përpjekje e qartë për rehabilitimin e atyre që kanë kryer krimin. Por, propaganda asnjëherë nuk mund t’i ndryshojë faktet historike. E sidomos jo një të vërtetë që ka ndodhur para syve të gjithë botës. Në Reçak ka ndodhur krim kundër njerëzimit dhe shpërfaqja e qëllimit për të zhdukur shqiptarët nga faqja e dheut. Reçaku është një nga masakrat e shumta të tmerrshme ku u dëshmua ky qëllim. Mohimi i fakteve të luftës nëpërmjet rehabilitimit të kriminelëve të luftës është përsëritje e krimit. Por, e vërteta e Reçakut është shumë më e fuqishme se çfarë do propagande”, tha Osmani.
Po ashtu, në mesin e dhjetëra varreve, po qëndron bosh edhe varri i Sahide Metushit. Presidentja Osmani tha se secili prej këtyre varreve ka një histori tmerri dhe të pa kontestuar. Ajo u zotua se të vërtetën e Reçakut do ta thonë në çdo cak të Kosovës.
Në akademinë përkujtimore të 23-vjetorit të kësaj masakre, kryeministri Albin Kurti u shpreh se më 15 janar 1999, jehona e këtij krimi mbërriti në çdo cep të botës.
Kurti: Historia nuk mund të rishkruhet
“Kjo histori nuk mund të harrohet e as të rishkruhet. Vrasja e qëllimshme në fund të ekzekutimit arbitrar nga forcat e armatosura të shtetit të Serbisë, ishte forma më e zakonshme dhe më e shpeshtë e vrasjeve sipas mënyrës së ekzekutimit në vend… Vetëm si masakër, çështja e merr dinjitetin mediatik, vetëm atëherë viktimat e krimit te caktuar mund të qajnë para një publiku që ka diçka në dorë. Duhet të shtohet aty edhe vëmendja e disa personaliteteve diplomatike që të ngrihet vëmendja. Duhej një mori faktorësh për të sjellë masakrën në skenën e gjithanshme politike. Sa masakra janë kryer nga aparati shtetëror në Bosnjë, të cilët nuk kanë pasur favorin e këtyre faktorëve. Masakra që i ka mbuluar varri, por mbeten dëshmi vatrat. Duhej një Reçak që NATO dhe perëndimi të kuptonin se kjo kasaphane nëse nuk ndalet, kthehet në katastrofë. Pikërisht këtë Reçak e mohon sot Serbia, sepse Reçaku është një datë vendimtare në shekullin tonë…Mohimi i gjenocidit është faza e fund fundit e gjenocidit. Mohimi vret dinjitetin e të mbijetuarve dhe kërkon të shkatërrojë kujtimin e krimit. Ne jemi kundër hakmarrjes, ne duam drejtësi dhe refuzojmë të harrojmë”, ka deklaruar ai.
Ndërkaq, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier tha se mohimi i kësaj masakre, synon të shkatërrojë kujtimin e popullit shqiptar.
Hovenier: Jemi të vetëdijshëm mbi përpjekjet për të rishkruar historinë
“Jemi të vetëdijshëm për përpjekjet për të rishkruar historinë dhe keqinterpretuar faktet rreth mizorisë që ndodhi këtu. Siç ka thënë Bill Clinton dhe vërtetojmë sërish tani: Ky ishte një akt vrasës i qëllimshëm që synonte të mbillte frikë te Kosova. Mohimi i këtyre ngjarjeve dhe glorifikimi i krimeve çnderon kujtimin e të mbijetuarve, rihap plagët e kthen prapa rajonin. Paqja dhe drejtësia vijnë nga pranimi i qartë i krimeve të së kaluarës. Kjo është jetike që krimet e tilla të mos ndodhin. Pranimi i së vërtetës është vetëm hapi i parë kah drejtësia”, u shpreh Hovenier.
Nazif Shabani, i cili është djali i të mbijetuarit të kësaj masakre, Ramës, u shpreh se është rritur me kujtime të rënda të kësaj masakre, ku nuk gjetën asnjëherë qetësinë.
Shabani: Kujtimet e fëmijërisë janë të ftohta
“Në këtë masakër mua m’u vra edhe axhë Bajrushi, m’u vranë edhe 11 të afërm të familjes. Më 15 janar 1999, unë isha dyvjeçar. Kujtimet e mia të fëmijërisë edhe të gjithë jetës sime prej kur mbaj mend janë mes atyre varreve tona. Janë kujtime të ftohta sikur ato varre e janë të rënda edhe sikur gurët e varreve. Është rritur mali, është rritur edhe malli për ata që prehen sot në Kompleksin Memorial. Jam rritur edhe unë me kujtimet e babait”, tha ai.
Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu tha se si 15-vjeçar kujton atë që kishte ndodhur 23 vjet më parë.
Aliu: Askush nuk u gjykua për këtë masakër
“Askush nuk u gjykua për këtë masakër, ende nuk u vendos kurrfarë drejtësie për ta. Masakra në Reçak zë një vend specifik, përmes ambasadorit amerikan William Walker, i cili në atë kohë e udhëheqësi misionin e verifikimit, bota e kuptoi që Serbia po kryente krime kundër njerëzimit në Kosovë. Masakra në Reçak ishte ajo që ndërgjegjësoi komunitetin ndërkombëtar”, ka thënë ai.
23 vjet më parë, në kodrën e Bebushit u vranë dhe u masakruan 45 banorë të Reçakut, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq. Në afërsi të kompleksit është e ngritur edhe statuja e William Walkerit, njeriu i cili për herë të parë masakrën në Reçak e cilësoi krim kundër njerëzimit.
Ambasadori amerikan citon Bill Clintonin për Reçakun
Ambasadori i SHBA-ve, Jeffrey Hovenier ka mbajtur fjalim në 23-vjetorin e Masakrës së Reçakut.
Ai ka thënë se e mbanë mend shumë mirë 15 janarin e vitit 1999 kur në Reçak u masakruan 45 shqiptarë.
Hovenier ka rikujtuar fjalët e Bill Clinton që thoshte se ajo që kishte ndodhur në Reçak ishte akt i qëllimshëm që synonte të mbillte frikë.
“Jemi të vetëdijshëm për përpjekjet për të rishkruar historinë dhe keqinterpretuar faktet rreth mizorisë që ndodhi këtu. Siç ka thënë Bill Clinton: Ky ishte një akt i qëllimshëm që synonte të mbillte frikë”, është shprehur Hovenier.
Ambasadori ka folur edhe për mohimin e krimeve, duke thënë se kjo dukur e kthen prapa rajonin.
“Mohimi dhe glorifikimi i krimeve e kthen prapa rajonin. Paqja dhe drejtësia vinë nga pranimi i krimeve të së kaluarës. Kjo është jetike që krimet e tilla të mos ndodhin. Pranimi i së vërtetës është vetëm hapi i parë i drejtësisë”, ka thënë Hovenier.
Walker: Reçaku zë vend të veçantë në zemrën time
Ish-shefi i misionit të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, ambasadori William Walker ka kujtuar viktimat e Reçakut 23 vjet më parë, duke thënë se çdo vit nga 1999, është rritur rëndësia për atë çfarë ka ndodhur në Reçak.
Në një video-mesazh në akademinë kushtuar masakrës në Reçak, Walker ka thënë se ai nuk do të harrojë kurrë atë që ndodhi 23 vjet më parë.
Në 23-vjetorin e masakrës në Reçak, tre liderët e shtetit kanë deklaruar se masakra ne këtë fshat është data vendimtare për historinë e Kosovës.
“Çdo vit nga 1999, është rritur rëndësia për atë që ka ndodhur në Reçak. Reçaku zë vend shumë të veçantë në zemrën time. Gjatë viteve të fundit, çdo vit ceremoninë e 15 janarit është ndjekur me vëmendje së pari nga njerëzit nga Kosova dhe në fund nga e gjithë bota. Kjo është ajo që kam shpresuar. Ajo në të kaluarën është përkujtuar nga njerëz nga Kosova, por jo edhe nga ambasadat, por kjo tani ka ndryshuar. Kurrë nuk do ta harroj se sa herë jam kthyer gjatë këtyre 22 vjetëve kam parë rimëkëmbjen e këtij vendi. Reçaku nuk ka ndryshuar jashtëzakonisht nga ajo që kam parë. Unë nuk do të harroj kurrë se çfarë do të thotë Reçaku”, tha Walker.
Ndërsa, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se 23 vjet më parë, bota u tmerrua dhe kuptoi përfundimisht nga pamjet për krimin që po ndodh në Kosovë.
“Civilëve duarthatë iu shua jeta nga krimi gjenocidial nga Sllobodan Millosheviq. Kodra e Bebushit ishte pasqyrim ndaj shqiptarëve dhe qëllimit shfarosës të Sllobodan Millosheviqit. Tendencat për ta mohuar masakrën në Reçak janë përpjekje e qartë për rehabilitimin e atyre që kanë kryer krimin. Në Reçak ka ndodhur krim kundër njerëzimit dhe shpërfaqja për të zhdukur shqiptarët nga faqja e dheut. Mohimi është përsëritje e krimit. Propaganduesit duhet të ndjejnë keqardhje dhe të kërkojnë falje”, tha ajo.
Në fjalën e tij, kryeministri Albin Kurti tha se më 15 janar 1999, jehona e këtij krimi mbërriti në çdo cep të botës.
“Fushata e vrasjeve masive sikurse në Reçak kishin ndodhur dhe vazhdonin të ndodhin në çdo komunë të Kosovës. Kjo histori nuk mund të harrohet e as të rishkruhet. Vrasja e qëllimshme nga forcat e armatosura të shtetit të Serbisë, ishte forma më e shpeshtë sipas mënyrës së ekzekutimit”, tha ai.
Sipas Kurtit, Reçaku është një datë vendimtare në historinë e Kosovës.
“Mohimi i gjenocidit është faza e fundit e gjenocidit. Mohimi vret dinjitetin e të mbijetuarve dhe kërkon të shkatërrojë kujtimin e krimit. Ne jemi kundër hakmarrjes dhe refuzojmë të harrojmë”, ka deklaruar ai.
Ndërkaq, ambasadori i SHBA-së Jeffrey Hovenier tha se mohimi i kësaj masakre nga Serbia synon të shkatërrojë kujtimin e popullit shqiptar.
“E mbaj mend krejt shumë mirë si zyrtar i misionit të SHBA-së, kisha një lidhje me Walker. E në përgjigje të këtyre mizorive, SHBA veproi për të mbrojtur këta civilë të pambrojtur. Të gjithë popujt meritojnë dinjitetin për të jetuar për liri. Ky është një akt vrasës i qëllimshëm që synonte të mbillte frikë te populli i Kosovës”, ka thënë ai.
Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu tha se si 15-vjeçar kujton atë që kishte ndodhur 23 vjet më parë.
“Askush nuk u gjykua për këtë masakër, ende nuk u vendos kurrfarë drejtësie për ta. Masakra në Reçak zë një vend specifik, përmes ambasadorit William Walker, bota e kuptoi që Serbia po kryen krime kundër njerëzimit në Kosovë. Masakra në Reçakut ishte ajo që ndërgjegjësoi ndërkombëtarët se çfarë po ndodhte në Kosovë”, ka thënë ai.
Woker: Uroj që 2022 do të sjellë kujtime të epidemisë, plaga që preku Kosovën para janarit 1999
Ish-ambasadori William Woker, tha se në çdo vit të ceremonisë përkujtimore të masakrës së Reçakut, është rritur rëndësia e asaj që ndodhi dhe çfarë solli ajo.
Ai nuk mundi të merrte pjesë në ceremoninë përkujtimore në 23 vjetorin e masakrës, për shkak të kushteve të udhëtimit sipasojë e pandemisë.
Kështu, Woker foli me anë të një video mesazhi, të mundësuar nga Zyra e Kryeministrit përmes një incizimi në Zoom.
“Kur kthehem tani dhe shoh progresin që është bërë dhe është duke u bërë, gjërat që po ndodhin. Po, mërzitem kur dëgjoj për ndërprerjen e energjisë elektrike, apo kur dëgjoj se Kosova nuk e ka plotësisht nën kontroll virusin, këto gjëra më pengojnë. Mirëpo kur e shoh progresin, jam i impresionuar nga ndikimi që Reçaku dhe ngjarjet e ngjashme kanë pasur në aspektin e zhvillimit të këtij shteti të ri sovran të Evropës.” u shpreh Woker.
Tutje, deklaroi se asnjëherë nuk do të harrojë se çka do të thotë Reçaku për të dhe pjesën tjetër të botës. Woker tha se ndihet i lumtur kur sheh buzëqeshjet në fytyrat e njerëzve sot, kudo në Kosovë, që sipas tij, rrallë shiheshin para 1999.
“Unë sinqerisht shpresoj Reçakqë viti i ri 2022 do të sjellë çlirimin nga koronavirusi, i cili ka qenë një efekt kaq epidemik në Kosovë dhe botë. Por, gjithashtu që 2022 do të sjellë kujtime të epidemisë, plaga që preku Kosovën para janarit 1999, dhe u eliminua përfundimisht që qershor të vitit 1999.”
Ai premtoi se do të vije për një ngjarje të ngjashme në 2023
***
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ceremoninë që u mbajt në 23 vjetorin e Masakrës së Reçakut në Shtime, tha se kjo masakër ishte pasqyrim i qëllimit shfarosës të regjimit të Millosheviqit, i cili këtë gjenocid e kryente në sy të të gjithë botës.
“Regjimi i Millosheviqit, kishte për qëllim shfarosjen e shqiptarëve dhe e bënte në sy të të gjithë botës”, ka thënë Osmani gjatë ceremonisë përkujtimore.
Osmani tha Reçaku është njëra ndër masakrat më të tmerrshme ku ka ndodhur krimi dhe sipas Osmanit propaganda nuk mund t’i fsheh faktet historike që ndodhën në sy të botës.
“Propaganda asnjëherë nuk mund t’i fsheh faktet historike që kanë ndodhur në sy të gjithë botës…Historia e dokumentuar nuk mund të ndryshohet, ndaj një krimi të tillë propaganduesit duhet ë ndiejnë keqardhje dhe të dënohen”, ka thënë Osmani.
Ajo tha se Reçaku është fillimi i fundit të regjimit serb në Kosovë, pasi kjo masakër bëri që të ndërhyjë NATO-ja.
“Kjo masakër shënoi kthesën më të madhe… Pamjet nga Reçaku prekën jo vetëm njerëzit e zakonshëm por edhe diplomatët, ku dy muaj më vonë NATO-ja dëboi regjimin serb nga Kosova”, ka shtuar ajo.
“Secili prej këtyre varreve ka histori tmerri, të gjitha bashkë përbëjnë dëshmimi të pakontestuar dhe të dokumentuar”.
Osmani tha se nuk do të lejojnë që të vërteten ta mbulojë pluhuri i historisë.
“Duke i përkujtuar çdo vit viktimat e Reçakut dhe tjerat ne e kujtojmë dhe ri themi të vërtetën”, tha presidentja.
“Reçaku është dhimbja jonë e përhershme,,, ky vend paraqet fillimin e fundit të regjimit serb për shfarosje… vend ku filloi të marrë formë liria jonë:, vazhdoi ajo.
Ajo tha se familjarët e viktimave nuk kërkojnë hakmarrje por vetëm drejtësi.
“Nga asnjëri prej familjarëve të viktimave nuk dëgjoni kërkesë për hakmarrje po vetëm për drejtësi”, përfundoi Osmani.
Kurti, Osmani dhe Konjufca bëjnë homazhe në kompleksin memorial në Reçakut
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca kanë bërë sot homazhe në kompleksin memorial në Reçak.
Në 23-vjetorin e masakrës në Reçakut, ata kanë bërë nderime të shoqëruar nga pjesëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar.
Homazhe po bëjnë edhe pjesëtarë të FSK-së dhe Policisë së Kosovës.
Gjatë ditës tre udhëheqësit e shtetit do të marrin pjesë edhe në një akademi përkujtimore në Shtime.