Në mbledhjen e rregullt të Kryesisë së Aleancës, është diskutuar për situatën aktuale politike në vend. Kryesia e AAK-së ka vlerësuar se rritja e çmimeve në këtë kohë është e patolerueshme.
Përderisa veriu i vendit nuk paguan fare për energjinë, është e padrejtë rritja enorme e çmimeve për pjesën tjetër të qytetarëve, ku goditën amvisëritë dhe bizneset.
Gjithashtu, Kryesia kërkoi që të shqyrtohet mundësia e organizimit të protestave për te kundërshtuar shtrenjtimin e paralajmëruar të rrymës elektrike.
Aleanca ka përkrahur dhe do të lobojë vazhdimisht për miratimin e ligjit për donacionet për Ushtrinë, ku do të jepet mundësia që qytetarët, brenda vendit apo në diasporë, do të kenë mundësinë e dhurimit të mjeteve financiare për zhvillimin e Ushtrisë.
Kryesia e AAK-së, ka krijuar grupet punuese për monitorimin e zgjedhjeve të brendshme partiake, në të gjitha nivelet. Poashtu, janë formalizuar edhe udhëheqësit apo koordinatorët e departamenteve, Seksionit për strategji dhe analizë, Forumit Ekonomik dhe zyrave profesionale.