Sipas të dhënave të siguruara nga Anadolu, Maqedonia e Veriut është ndër vendet me pensione më të larta në rajon, duke arritur shifrën mesatare prej rreth 258 euro në muaj ndërsa Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të pensionistëve pasi në këtë vend janë regjistruar gjithsej 674.092 përdorues të pensioneve.
Kosova, megjithëse ka numrin më të ulët të përdoruesve të pensioneve, po ashtu me një pension bazë prej 100 euro është vendi me pensione më të ulëta në rajon.
Maqedonia e Veriut me pensione mesatare prej 258 euro
Në muajin nëntor të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor, në Maqedoninë e Veriut kanë qenë të regjistruar 325.156 përdorues të pensioneve. Prej tyre, pjesa më e madhe (219.856) janë përdorues të pensioneve të pleqërisë ndërsa pjesa tjetër janë përdorues të pensioneve familjare (75.080) dhe pensioneve invalidore (30.220).