Sht. Nën 23rd, 2024

Departamenti Amerikan konfirmon vizitën e Escobarit dhe Lajçakut në Kosovë

Departamenti amerikan i Shtetit, byroja e çwshtjeve europiane dhe euroaziatike, ka njoftuar zyrtarisht tashmë se i dërguari special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do ta vizitojë Prishtinën javën e ardhshme.

Në një cicërimë të lëshuar në twitter, ky departament bën me dije se Gabriel Escobar po i bashkohet ekipit të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçakut, për të shtyr përpara çështjen e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

”I dërguari amerikan, Gabriel Escobar do t’i bashkohet të dërguarit special Miroslav Lajçakut në Bruksel, Prishtinë dhe Beograd nga 30 janar deri më 4 shkurt, për të inkurajuar liderët e Kosovës dhe Serbisë për të normalizuar marrëdhëniet”, thuhet në njoftim.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *