Sht. Nën 23rd, 2024

Osmani për ngjarjet e 3 dhe 4 shkurtit: Kujtimi do rëndojë derisa autorët e nxitur na Serbia të dalin para drejtësisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar ngjarjet e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, ku u vranë 10 qytetarë të Mitrovicës, ku në mesin e tyre kishte gra, pleq e fëmijë.

Osmani tha se kujtimi për ta do rëndojë, derisa autorët, siç i ka quajtur ajo, pjesë të bandave kriminale të nxitura nga Serbia, të dalin para drejtësisë.

“25 të plagosur nga ajo natë dhe 1664 familje të dëbuara me gati 12 mijë anëtarë nga ajo pjesë janë dëshmi e natës së trishtë, kur ata pësuan vetëm pse ishin shqiptarë por edhe dëshmi se spastrimi etnik ndaj shqiptarëve në veri të vendit vazhdoi edhe pas luftës”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *