Kryetari i Prishtinës Përparim Rama është takuar sot me udhëheqësin e Komisionit nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë Luigi Brusa, me të cilin ka biseduar mbi projektet e hekurudhës dhe sallës koncertale.
Në një postim në Facebook, Rama ka shkruar se në takim kanë vlerësuar hapat e mëtejshëm të komunës që ai drejton për t’i evituar vështirësitë potenciale.
“Me kënaqësi mirëpresim takimin e radhës për të ndërmarrë hapa konkretë për realizimin e këtyre projekteve me vlerë kapitale për Prishtinën e Kosovën”, ka shkruar ai.