Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka drejtuar shkresë institucioneve të nivelit qendror dhe Korporatës Energjitike të Kosovës, për zbatimin e tërësishëm të Ligjit për Obiliqin si dhe obligimet e papërfunduara të KEK-ut që dalin nga ky ligj.
Kryetari Gashi, ka theksuar se: “Shkresa dhe kërkesa të tilla kemi drejtuar karshi këtyre institucioneve në vazhdimësi” si dhe: “komuna e Obiliqit, është e gatshme të ofroj bashkëpunim të plotë me institucionet relevante e përgjegjëse për të zbatuar në tërësi të drejtat që i gëzojnë qytetarët e Obiliqit të përcaktuara nga ligji për Obiliqin”, ka thënë kryetari Gashi.
Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:
“Të nderuar qytetarë,
Bashkëngjitur gjeni shkresën drejtuar institucioneve të nivelit qendror dhe Korporatës Energjitike të Kosovës, për zbatimin e tërësishëm të Ligjit për Obiliqin, për të rikujtuar për të disa here me radhë obligimet e papërfunduara të KEK-ut që dalin nga ky ligj.
Shkresa dhe kërkesa të tilla kemi drejtuar karshi këtyre institucioneve në vazhdimësi, e ritheksoj se komuna e Obiliqit, është e gatshme të ofroj bashkëpunim të plotë me institucionet relevante e përgjegjëse për të zbatuar në tërësi të drejtat që i gëzojnë qytetarët e Obiliqit të përcaktuara nga ligji për Obiliqin.