Sht. Nën 23rd, 2024

Këshilltari i Ilir Metës zbulon shkeljet e Kuvendit, ja si manipuluan provat

Bledar Dervishaj, këshilltari për Çështjet Ligjore i presidentit Ilir Meta, në një konferencë Live për mediat, ka denoncuar manipulimin e provave nga Kuvendi, në procesin për shkarkimin e kreut të shtetit.

Kushtetuesja zhvilloi sot seancën e fundit për shqyrtimin e raportit të Kuvendit.

Bledar Dervishaj tha se Kuvendi shkeli 13 herë Kushtetutën, ndërsa procedurën e ndjekur e konsideroi të paligjshme.

“Kuvendi depozitoi në Gjykatën Kushtetuese prova shtesë pa ia kërkuar njeri. Kemi të bëjmë me manipulim provash. Ky është veprimi më i rëndë i Kuvendit”, tha Dervishaj.

“Ne kemi parashtruar ndër të tjera se shkeljet e rënda të Kushtetutës dhe të gjitha parimeve kushtetuese të kryera të Kuvendit, një prej shkeljeve të konstatuara dhe të dokumentuara te Kushtuesja ishte fakti që në datën 7 maj 2021, ku u zhvillua seanca plenare për ngritjen e Komisionit Hetimor, Kuvendi kishte konsumuar 3 shkelje. Shkelja e parë kishe të bënte me përcaktimin e rendit të ditës. Rend ii ditës ishte caktuar nga ish-kryetari i Kuvendit më datë 6 maj. Pra Kuvendi po thërritej në seancë plenare për një afat më pak se 24 orë. Kjo ishte shkelja e parë.

Shkelja e dytë ishte që në rendin e ditës nuk kishte 2 çështje, ndërkohë që seanca plenare mori dy vendime. Pra duhet të kishte 2 çështje e jo 1. Shkelja e tretë ka të bëjë që referuar Kuvendit nuk kishte vendim për të vendosur shtesa në rendin e ditës. Bëra këtë parashtesë se kur në mënyrë të zgjeruar na erdhi radha ne më 3 shkurt 2022 të bënim parashtrimet tona Kuvendi aktivizohet të nesërmen me datë 4 shkurt dhe depoziton në Kushtetuese prova shtesë.

Po çfarë i kishte sjellë. Ishte shkresa e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, ku ndër të tjera në lidhje me shqyrtimin e çështjes objekt të shkarkimit të Presidentit, Kuvendi vendos në dispozicion disa fletë. Me urdhrin që Kuvendi ka depozituar në maj të vitit 2021. Por siç shikohet s’kemi më datën 5/05, por data është 6/05 2021. Pse bëhet kjo? A mos lidhet kjo me rrëzimin e një nga shkeljeve që kishte cituar presidenti që urdhri për caktimin e seancës plenare bëhet jo më shumë se 48 orë. Të gjitha dyshimet për të dorëzuar këtë provë shtesë aty të çojnë.

Ne vijuam verifikimin me përmbajtjen tjetërore. Ky është urdhri i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit në maj të 2021. Ne kemi nënvizuar dallimet, nëse do të shihni pikën 20 të këtij urdhri ndryshon në përmbajtje. Përmbajtja e rendit të ditës midis dy urdhrave të asaj të publikuar dhe të asaj që i është depozituar gjykatës janë të ndryshme. Zakonisht urdhrat e kryetarëve të Kuvendit dorëzohen qoftë në dokumentacion dhe me rendin e ditës, ku secili nga gazetarët apo juristët shikojmë aktet.

Ky është rendi i ditës i depozituar në Kuvend më datën 4. Përmbajtja është e thjeshtë. Në mbështetje të urdhrit numër 19, datë 6.5 2021. Vetë kuvendi rrëzon përmbajtjen e atij urdhri që i depozitoi Gjykatës Kushtetuese, e i thotë datën 5. Por në fakt është data 6, që lidhet me afatin 48 orë”, tha Dervishaj.

Pas tre orësh diskutimesh, Gjykata Kushtetuese vendosi të tërhiqej për vendim për shkarkimin ose jo të Presidentit, i cili sipas njoftimit do të bëhet publik brenda 30 ditësh në faqen zyrtare të saj.

“Gjykata Kushtetuese deklaron mbylljen e seancës plenare dhe tërhiqet për të marrë vendim. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda 30 ditëve nga marrja e vendimit”, tha kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, pasi dëgjoi konkluzionet e të dyja palëve.

Gjatë seancës së zhvilluar sot, sipas këshilltarit ligjor Bledar Dervishaj, Kuvendi ka manipuluar provat për të hedhur poshtë pretendimet e presidentit.

Për këtë manipulim u shpreh ai, Presidenti do t’i drejtohet Prokurorisë me një padi.

“Ky proces parlamentar, nisi dhe përfundoi në bazë të një urdhri politik, i diktuar politikisht, në mungesë të lëndës për të iniciuar një proces shkarkimi. Nuk kishte lëndë nga ato që kërkon Kushtetuta. Qëndrimi Presidentit për mungesën e lëndës, vërtetojnë që Presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje”, u shpreh Dervishaj.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *