Përparim Rama ka njoftuar se ka pritur në zyrën e tij, ministrin Hajrullah Çeku.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pas kthimit nga Peja, ku e kaloi fundjavën me ekip, ka nisur javën me pritjen e mysafirëve në zyrën e tij, në komunë.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, e ka vizituar sot Ramën, ndërsa takimin me të, kryetari i Prishtinës e quan “dinamik”.
“Ishte dinamik takimi që patëm me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku, me të cilin shpalosëm ide për projektet që do të pasurojnë jetën kulturore e sportive në Prishtinë”, shkroi Rama në Facebook