Sht. Nën 23rd, 2024

Presidenca: Osmani ka kërkuar nga pjesëtarët e sigurisë t`i lënë mediat prezente, përkundër faktit që s’kanë qenë të ftuara!

Presidenca e Republikës ka sqaruar opinion rreth një lajmi të sotëm të publikuar në disa media nga ceremonia e ndarjes së dekoratave për Arben Xheladinin e Mon Balajn dhe sipas të cilave “Presidentja Osmani është përplasur me gazetarët”.

“Në fakt, siç shihet dhe dëgjohet nga incizimi, Presidentja Osmani ka kërkuar nga pjesëtarët e sigurisë t`i lënë mediat prezente, përkundër faktit se nuk kanë qenë të ftuara në ceremoni. Ngaqë ngjarja kishte karakter ceremonial, Presidentja ka kërkuar që pyetjet për çështje të tjera të shtrohen tjetër herë. Prandaj nuk ka pasur asnjë lloj përplasje siç është prezantuar në media”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *