Është realizuar një operacion i suksesshëm i Policisë së Kosovës në Shirokë të Suharekës.
Në një mulli të dridhërit është gjetur një laborator i drogës.
Burimet e Indeksonline tregojnë që është arrestuar pronari i mullirit “Voci”.
Bashkë me të janë arrestuar edhe pesë persona të tjerë.
Lidhur me këtë në Prizren do të mbahet edhe konferencë për media, për të shpalosur detajet e aksionit.
Konferenca e Policisë dhe Prokurorisë Themelore do të mbahet nga ora 20:00.