Mër. Nën 27th, 2024

Aktakuzë kundër ish-kryetarit të Istogut, Haki Rugovës, ish-nënkryetarit dhe zyrtarit të gjeodezisë dhe kadastrës

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër ish Kryetarit të Komunës se Istogut, Haki Rugova, për veprën penale “Konflikt interesit” nga neni 424, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 te Kodit Penale të Republikës së Kosovës, ish-nënkryetarit të Komunës se Istogut, Lulzim Blakaj, për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit”, nga neni 427 paragrafit 1 te KPRK-së, si dhe, ndaj zyrtarit të Gjeodezisë dhe Kadastrës në Komunë të Istogut, I.H për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 dhe lidhur me nenin 77, para 1, pika 1.3 të KPRK-së.

Sipas aktakuzë, i pandehuri Haki Rugova si Kryetar i Komunës se Istogut, edhe pse e ka ditur faktin se edhe para shpalljes se ankandit publik, vëllai i tij G.R., ka qenë duke e shfrytëzuar pronën të cilën e ka fituar përmes ankandit, dhe pasi e ka fituar te njëjtën, në vend se të përjashtoj veten nga kjo çështje zyrtare, i njëjti e rekomandon ish nënkryetarin këtu të pandehurin Lulzim Blakaj, ta nënshkruaj kontratën për kryetarin.

I pandehuri Lulim Blakaj., sipas aktakuzës, në cilësinë e nënkryetarit të Komunës se Istogut, pas ka kuptuar se janë duke u hetuar nga organet e hetuesisë për ketë çështje penale, ka urdhëruar zyrtarin ligjor që të hartojë një dokument i cili kinse ka ekzistuar qysh nga vitin 2018, e krejt këtë e bënë me qëllim për të iu shmangur përgjegjësisë penale.

Kurse, i pandehuri I.H., akuzohet se në cilësinë e udhëheqësit të sektorit në Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër, duke bërë kundërligjshëm destinimin e pronave me qellim të përfitimit të dobisë pasurore për kompaninë “Macon”, pronë e vëllait të pandehurit Haki Rugova.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se tre të pandehurit kanë kryer veprat penale të cilat ju vihen në barrë.

Prokurori i shtetit i ka propozuar gjykatës kompetente, që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat ju vihen në barrë. ​

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *