Die. Nën 24th, 2024

Kroacia heq akcizën për naftë e benzinë, nga nesër ulen çmimet e derivateve

Kroacia është shteti i parë evropian që ka marrë masa konkrete për të ndihmuar popullin pas rritjes së madhe të çmimeve të derivateve.

Kryeministri kroat, Plenkoviq ka vendos sot uljen e përkohshme të akcizës për naftë e benzinë, shkruan Indeksonline.

“Qeveria është duke rregulluar marzhën e tregtarëve të naftës dhe duke ulur përkohësisht akcizën për naftën dhe benzinën për të zbutur rritjen e çmimeve” ka thënë Plenkoviq.

Në Kroaci, nga nesër çmimi i naftës do të jetë 12,53 kuna apo 1.65 euro për litër, ndërsa çmimi i benzinit do të jetë 12.19 kuna, që i bie 1.62 euro për litër.

Plenkoviq e ka arsyetuar këtë vendim duke thënë se nëse do të zgjaste kjo rritje e çmimeve, rrezikohej seriozisht mbyllja e shumë pikave të karburanteve.

“Ne duam të kontribuojmë në uljen e goditjes së çmimeve për qytetarët tanë dhe sipas llogaritjeve tona, kjo do të çojë në zvogëlimin e të hyrave të buxhetit të shtetit nga akciza për energjinë mbi 150 milionë kuna”, tha Plenkoviq

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *