Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka publikuar pamje nga materniteti i shkatërruar, i cili u godit nga trupat ruse.
Ai thotë se të rriturit e fëmijët janë nën rrënoja, raporton Indeksonline.
Zelensky apeloi që të mbyllet hapësira ajrore menjëherë e të ndalohen vrasjet.
“Kjo është mizori! Edhe sa kohë do të jetë bota bashkëfajtore në injorimin e terrorit? Mbyllni qiellin menjëherë! Ndaloni vrasjet tani! Ju keni fuqi. Por ju duket se po humbisni njerëzimin”, shkruan ai