Die. Nën 24th, 2024

Bie çmimi i naftës në bursa, kjo nuk po reflektohet ende në tregun kosovar

Fuçitë e naftës sot po tregtohen në nivelet e 94-96 dollarë duke pësuar një ulje të madhe në krahasim me ditët e kaluar kur me 8 mars kishte shkuar deri mbi 123 dollarë.

Por kjo nuk po vërehet edhe në tregun kosovarë ku çmimi për një litër naftë është 1.51 euro ndërsa benzina për 10 centë më pak.

IndeksOnline ka pyetur qytetarët rreth çmimeve të naftës të cilët kanë thënë se nëse çmimi i naftës rritet në bursa ajo automatikisht po ndikon në tregu vendor, por kur ajo po bie atje, këtu nuk po vërehet rënia.

“Unë e përcjelli në vazhdimësi trendin e lëvizjes së çmimit të naftës në bursa dhe e kam vërejtur se kur ngritët çmimi në bursa menjëherë rriten çmimet në vend, por kur ajo bie atje, shkon një kohë e gjatë derisa të ulen çmimet në tregun kosovar”, ka thënë Besian Gashi i cili shpenzon rreth 300 euro naftë në muaj për të udhëtuar nga Klina për në Prishtinë dhe anasjelltas.

Kryetari i Naftëtarëve, Fadil Berjani është pyetur nga IndeksOnline rreth çmimeve aktuale të naftës i cili ka thënë se aktualisht ka një rënie të lehtë.

“Është një rënie e lehtë e çmimeve”, ka thënë shkurt Berjani.

Rikujtojmë se me 9 mars, në Kosovë çmimi i naftës ka shkuar deri në 1.78 euro për litër

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *