Die. Nën 24th, 2024

Dështon miratimi i Kodit Civil

Pas një debati të gjatë, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë votuar miratimin e Kodit Civil.

Si rrallë herë shumë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë pas qëndrime të ndryshme për një propozim të Qeverisë Kurti.

Kundërshtimin e tyre ata e kanë arsyetuar për shkak të një neni që rregullon bashkëjetesën mes personave të gjinisë së njëjtë

Kryetari i Kuvendit pasi e hedhi në votim këtë Kod konfirmoi se në votim kanë marrë pjesë 61 deputetë. “Për janë 28, kundër 29 dhe katër abstenime”

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *