Sht. Nën 23rd, 2024

Familja e kosovarit të arrestuar në kufirin Hungari-Serbi s’ka informatë për arsyet e arrestimit

Dje është arrestuar Abaz Beqiraj nga policia serbe në kufirin Hungari-Serbi.

Deri më tani familjarët e tij nuk kanë asnjë informatë për arsyet e arrestimit. Kështu ka bërë të ditur avokati i familjes së tij, Arianit Koci, raporton Indeksonline.

Ai thotë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ende nuk ka arritur të siguroj asnjë informatë për rastin.

Njoftimi i plotë:

Abaz Beqiraj, dje është arrestuar nga policia serbe në kufirin Hungari-Serbi.

Familja e z. Beqiraj, nuk e ka asnjë informatë për arsyet e arrestimit.

MPJ e Kosovës, poashtu, nuk ka arritur të siguroj asnjë informatë për rastin.

Në cilësinë e avokatit të familjes së Abaz Beqiraj, po më duhet kontakti i Jetish Jasharit, shefit të zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd.

Nëse e ka dikush, le të ma dërgon.

Familja, deri tani, është dashur përmes rrugëve zyrtare, së paku ta kuptoj arsyen e arrestimit, nga zyrja e jonë në Beograd!

P.s

Kontaktin ma dërgoni në msg!

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *