Siç premtoi gjatë fushatës zgjedhore, ashtu edhe bëri. Bali Muharremaj realizoi premtimin që në Suharekë të sigurohet integrimi i duhur gjinor.
Në Komunën e Suharekës, 4 femra janë në krye të drejtorive kurse një është nënkryetare.
Mihrije Berisha-Suka edhe për një mandat është zgjedhur nënkryetare e komunës.
Kymete Bajraktari po udhëheq Drejtorinë e Administratës.
Besa Kuqi është zgjedhur drejtoreshë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka në krye Lorika Gashin.
Kurse Albulena Kokollari udhëheq me Drejtorinë e Inspekcionit.