Sht. Nën 23rd, 2024

Besnik Tahiri tregon se a duhet të tërheqin qytetarët 30% nga Trusti

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë në emisionin “Frontal” në T7, se qytetarët kanë të drejtë që të tërheqin mjetet e tyre që i kanë të mbledhura në Trust, shkruan Gazeta Express.

Ai deklaroi se këto mjete duhet të tërhiqen në një përqindje të caktuar.

Lukashenko tregon veprimin e Polonisë që mund të nisë Luftën e Tretë Botër…
“E vlerësojmë që është e drejtë e qytetarëve përvetësimi i këtyre mjeteve në përqindje të caktuar në mënyrë që të lehtësohet jeta”, tha ai.

Më tutje, deputeti i AAK-së kritikoi qeverinë se nuk ka kreativitet për të bërë zgjidhje për qytetarët.

“Munden me e rrit përqindjen në 0.5% për ata që për shembull e kanë moshën 40 vjeçare. Ose 1%. Pra nuk janë kreativ. Kjo qeveri nuk është kreative dhe praktike. Është qeveri e fjalëve të mira por kur vjen puna me bë një veprim konkret nuk e bëjnë”, ka thënë më tutje ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *