Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka takuar sot shefin e Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it, gjeneral brigade John P. Maier, me të cilin ka diskutuar mbi situatën e sigurisë në vend dhe rajon.
Nga vlerësimi i përbashkët, situata e sigurisë në vend është e mirë, sikur edhe niveli i bashkëpunimit të ndërsjellë dhe atij në nivelin e përgjithshëm institucional, ka shkruar Mehaj në Facebook.
“Bashkëpunimi dhe koordinimi me KFOR-in vazhdon si gjithmonë në nivelin më të fortë. Ministria e Mbrojtjes ka fokusin e plotë në përmbushjen e misionit kushtetues dhe detyrave ligjore të FSK-së në shërbim të sigurisë dhe stabilitetin në vend dhe rajon”, ka shtuar ai.