Sht. Nën 23rd, 2024

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, bën thirrje për të votuar

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka ftuar të gjithë qytetarët të dalin dhe të votojnë.

“Në vazhdën e diskriminimit dhe shtypjes shtetërore, të shoqëruar tashmë edhe me politikat e pasivizimit, duhet të jemi çdo herë e më shumë aktiv” ka shkruar Sinani në Facebook

Ajo ka shtuar se sot është dita për aktivizim, për deputetë cilësorë dhe për zgjedhur ata që do të përfaqësojnë zërin e qytetarëve në parlament.

Ky është shkrimi i plotë i saj:

Aktivizim kundër pasivizimit.

Sot është dita.

Dita kur si qytetar zgjedhim ata dhe ato që do të flasin dhe veprojnë në emrin tonë në parlament.

Në vazhdën e diskriminimit dhe shtypjes shtetërore, të shoqëruar tashmë edhe me politikat e pasivizimit, duhet të jemi çdo herë e më shumë aktiv.

Për deputet e deputete cilësorë dhe të rreshtuar drejt.

Që janë përherë në koalicion me shqiptarët. Me interesin e përgjithshëm.

Votoni.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *