Die. Nën 24th, 2024

Ndarja e 227 milionë eurove të Trustit për qytetarët, deputeti i VV-së Driton Hyseni jep detaje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni më 1 mars të këtij viti e ka parashtruar një pyetje për ministrin e Financave, Hekuran Murati që ka të bëjë më ndarjen e mbi 200 milionë eurove nga Trusti.

Hyseni ka thënë se këtë pyetje e ka protokolluar, por që ende nuk është shqyrtuar.

Ai në një prononcim për Indeksonline, flet edhe për propozimin e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu për tërheqjen e mjeteve nga trusti deri në 30%.

“Pyetja është bërë në kohën kur Trusti deklaroi se janë fitim 227 milion në vitin 2021. Me qëllim që mos me u prek kursimet, me qenë ato të ruajtura, unë ja kam bërë një pyetje, dhe e kam protokolluar pyetjen që më pas ministri parasysh me pa mundësinë që fitimi i 2021 me mujtë më u shpërnda. Kjo është ideja. Pyetja ime ende nuk ka ardh në radhe me u shqyrtu. Është një pyetje individuale e një deputeti, këtë rast e imja për ministrin e financave që fitimin e vitit 2021 me shpërnda”, ka thënë Hyseni.

Sa i përket propozimi të kolegut të tij nga radhët e PDK-së, Hyseni nuk ka një mendim të prerë, pasi vlerëson se është herët për të diskutuar për këtë çështje.

“Propozimin e Haxhiut e kam parë përmes medieve, është çështje që duhet me pas në tërësi me dhanë mendimin tonë qoftë në komision apo seance. Është herët me dhanë një deklarim përfundimtar”, ka shtuar Hyseni.

Mbetet të shihet nëse në seancën e ardhshme ministri i Financave do t’i përgjigjet pyetjes së deputetit të VV-së për këtë çështje

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *