Die. Nën 24th, 2024

Kurti takon zv.ministrin e Jashtëm grek

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka priti në takim Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme për Diplomaci Ekonomike të Greqisë, Kostas Fragogiannis.

Përmes një komunikate të ZKM’së thuhet se në këtë takim u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit nga i cili do të mund të përfitojnë qytetarët e të dy vendeve. Po ashtu u veçuan mundësitë në sektorët e përpunimit të drurit dhe metaleve, si dhe në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit (TIK).

Zëvendësministri Fragogiannis theksoi vullnetin për avancim të marrëdhënieve dhe shkëmbimeve tregtare mes Kosovës dhe Greqisë, për t’i afruar njerëzit e të dyja vendeve që janë pjesë e komunitetit të biznesit.

“Kryeministri Kurti e njoftoi për progresin e konsiderueshëm në zhvillimin ekonomik në një vit qeverisje, duke veçuar rritjen ekonomike prej 10,53%, që është më e larta në rajon, njëherit më e larta në Kosovën e pavarur. Duke folur për masat e reja të Pakos së Ringjalljes Ekonomike nga të cilat do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë, kryeministri theksoi përkushtimin e Qeverisë për rritjen e mirëqenies sociale”, thuhet tutje në komunikatë

Zëvendësministri Fragogiannis shprehu interesim për bashkëpunim me theks në investime ekonomike, në kulturë dhe fushën e arsimit dhe aftësimit profesional.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *