Die. Nën 24th, 2024

Presidentja mbledh strukturat e sigurisë pas sulmeve ndaj Policisë në veri

Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, ka mbledhur të premten strukturat e sigurisë së Kosovë, pas sulmeve ndaj Policisë.

Lajmin për sulmin e ka bërë të ditur ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës përmes një konference për media.

Ministri, Xhelal Sveçla konfirmoi se forcat policore janë sulmuar katër herë në tri ditët e fundit në pjesën veriore.

Kurse, kryeministri, Albin Kurti theksoi se është identifikuar që sulmi i djeshëm ka ardhur nga Serbia.

“Për tri ditë radhazi (13–15 prill) policët e Kosovës janë sulmuar në pikën kufitare me Serbinë. Dje dhe sot herët, një breshër plumbash dhe një granatë dore u hodhën drejt policisë sonë. Burimet tona e kanë identifikuar sulmin e djeshëm si të ardhur nga Serbia”, shkroi Kurti.

Edhe Ambasada e SHBA-së ka dënuar fuqishëm veprimet e serbëve ndaj forcave policore.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, ka thënë se janë të shqetësuar dhe e dënojnë sulmin me armë zjarri e gurë ndaj zyrtarëve kosovarë të zbatimit të ligjit në Zubin Potok.

Hovenier tha se këto sulme ndodhën kur autoritetet sovrane e përgjegjëse për ruajtjen e paqes dhe sigurisë po kryenin detyrat e tyre zyrtare.

“Ne e dënojmë fuqishëm këtë dhunë të mjerueshme, të pajustifikueshme. Zyrtarët e zbatimit të ligjit janë përgjegjës për hetimin e situatës. Ne bëjmë thirrje shmangen spekulimet që do të rrisin tensionet dhe do të dënojmë çdo përpjekje për të penguar këtë punë thelbësore”, ka shkruar Hovenier.

Njëjtë si Hovenier, edhe Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që të shmangen spekulimet e panevojshme që mund të shtojnë tensionet e mëtejshme.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *