Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli ka akuzuar sot, ministrin e Bujqësisë, Faton Peci si një ministër që nuk merr vesh në bujqësi.
Ai ka thënë se nuk po ka me kënd të realizoj idenë për ndërtimin e 1 mijë fshatrave bujqësore.
Në anën tjetër, ministri Faton Peci duket të mos jetë i shqetësuar nga këto akuza, pasi ka postuar disa foto nga Bistrica ku shihet mjaft i relaksuar.