Ilir Kërçeli, shef i Kabinetit të Glauk Konjufcës ka thënë që nuk është mirë që policët e Kosovës nuk kanë sigurime shëndetësore, dhe as paga të larta, por ka thënë se nuk është faji i kësaj qeverie e as i policëve për këto 13 muaj qeverisje për këto probleme
“Nuk është momenti e nuk është as koha e nuk është as mirë që këto tema e këso lajme të prodhohen në këto ditë kur dje veç u bë edhe sulmi i pestë mbi policinë e Kosovës brenda 72 orëve”, ka shkruar ndër të tjera ai, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Nuk është mirë që policët e Kosovës nuk kanë sigurime shëndetësore, nuk është mirë që policët e Kosovës nuk kanë paga më të larta, por as nuk është faji i kësaj qeverie e as i policëve për këto 13 muaj qeverisje për këto probleme.
Nuk është momenti e nuk është as koha e nuk është as mirë që këto tema e këso lajme të prodhohen në këto ditë kur dje veç u bë edhe sulmi i pestë mbi policinë e Kosovës brenda 72 orëve.
Është koha për motivim, kurajo e mbështetje për policinë tonë ashtu si e meritojnë në çdo ditë të jetës tonë në vendin tonë!