Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pasi në Raportin e Freedom House për vitin 2022, ai dhe ish presidenti Thaçi përmenden si figura të mëdha politike në Kosovë që kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Ish kryeministri ka shkruar në Facebook, ka punuar dhe vazhdon të punoj për sundimin e ligjit dhe demokracisë.
“Gjithashtu, do të jem në krye të detyrës, që kësaj Qeverie t’i bëjë opozitë duke i treguar popullit për gabimet e saj në qeverisje”, ka shkruar ndër të tjera ai, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Të dashur qytetarë,
U përhap me bujë raporti i Freedom House për demokracinë në Kosovë. Në njërin prej paragrafëve përmendet edhe emri im.
Dua të ju siguroj se edhe si Kryeministër por edhe tash, kam punuar dhe vazhdoj të punoj për sundimin e ligjit dhe demokracinë.
Gjithashtu, do të jem në krye të detyrës, që kësaj Qeverie t’i bëjë opozitë duke i treguar popullit për gabimet e saj në qeverisje.